Vjosa Osmani: Lidhja e Prizrenit ishte thirrje për rizgjim kombëtar

Për nder të 142-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sonte në Prizren është hapur ekspozita “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, tha se kjo ekspozitë dhe bashkimi i qytetarëve sot dëshmon që shpirti i Lidhjes së Prizrenit është akoma gjallë dhe ky shpirt jeton në secilën shtëpi dhe secili qytetar beson thellë në rëndësinë e kësaj ngjarje në rikonfirmimin e identitetit tonë kombëtar.

Ajo tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte thirrje për rizgjim e bashkim kombëtar në kohën kur rrezikoheshin nga të gjitha anët.

Osmani tha se edhe sot duhet të përsëritet ajo që është thënë në Lidhjen e Prizrenit, se nuk kemi tokë për të dhënë.

Osmani tha mesazhet që kanë dalë nga Lidhja e Prizrenit duhet t’ua japin fëmijëve në mënyrë që brez pas brezit të përcillet rëndësia e kësaj ngjarje.


Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se përmes kësaj ekspozite po sillen në vëmendje të gjitha tubimet më të rëndësishme kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Autori i ekspozitës Parim Kosova, dha detaje për ekspozitën, i cili tha se qysh nga viti 1996 kishte filluar të merret me këto fotografi.

Parim Kosova tha se janë në përfundim të fjalorit enciklopedik të personaliteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, teksa kërkoi që të zgjerohet kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Samir Hoxha, tha se figurat e shquara të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishin dhe mbeten figura të pashlyera në kujtesën historike.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.