Vjosa Osmani: 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale

Vjosa Osmani: 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale

Më 14 prill të vitit 1999 Vasfije Krasniqi u dhunua nga forcat serbe. Për çka Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pikërisht 14 prilli do të jetë ditë e shënuar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale, duke thënë se nuk duhet të lejohet që Vasfije Krasniqi ta bartë e vetme gjithë barrën.

Osmani derisa tregoi për takimin që pati me Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Vasfije Kransiqi e mbijetuara e dhunës seksuale tha se shembulli dhe guximi i Krasniqi do të shërbejë si udhërrëfyes për të kërkuar drejtësi. Ajo shtoi se Krasniqi nuk është e vetme dhe se ajo është zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

“14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, sepse u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësisht e pashlyeshme. Barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë ta bartë e vetme, sepse kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi. Por siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë. Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e dretësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani.


Osmani në takim thotë se u diskutua që të vazhdohet të këkrohet drejtësi për krimet e kryera nga Serbia. Vec kësaj Osmani tregoi se u pajtuan që 14 prilli nga sot e tutje nënë patrionatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohet si Dita e të Mbijeturave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Veç kësaj Osmani premtoi që do të ketë konsultime edhe me Qeverinë e Kosovës që kjo ditë të shnëohet edhe me ligj.

 “Sot përveç që diskutuam se duhet të vazhdojmë të flasim gjithnjë e më zëshëm për krimet e kryera nga Serbia e që ende po i mohon, u pajtuam që 14 prilli nga sot e tutje, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të shënohët si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, i premtova që në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të angazhohemi për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar datën 14 prill në një ditë të shënuar edhe me ligj. Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.