Vjen reagimi i Ballkanit pasi barazuan me CFR Cluj

Vjen reagimi i Ballkanit pasi barazuan me CFR Cluj

Ballkani e ka nisur me barazim aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës nga ballafaqimi me CFR Cluj në “Fadil Vokrri” të enjten.

Kampioni i Kosovës ishte në epërsi 1-0 deri në minutat shtesë, por një gabim në vijën mbrojtëse i kushtoi me gol që u realizua nga Youri Matias, raporton KosovaPress.


Menjëherë pas ndeshjes, Ballkani ka reaguar përmes një postimit në faqen zyrtare

“Debutojmë në Ligën e Konferencës me barazim. Është mbyllur ndeshja kundër CFR Cluj me rezultat 1-1. Së bashku drejt sfidave tjera!.”

Lexo edhe

Video