Vjen largimi i radhës nga Llapi, edhe Pefqeli tani futbollist i lirë

Vjen largimi i radhës nga Llapi, edhe Pefqeli tani futbollist i lirë

Pas përfundimit të edicionit 2019/20 të Superligës së Kosovës, ka ardhur largimi i radhës në klubin e Llapit.

Pas largimit të Raboshtës e Osmanit tani kontratën me ekipin e Llapit e ka përfunduar edhe futbollisti Mergim Pefqeli.

Pefqeli në një postim në facebook e ka bërë të ditur largimin nga Llapi dhe se tani është futbollist i lirë.

“Me kete postim miq dhe familjare dua te ju informoje qe kontrata me Kf “Llapin” ka perfunduar, dhe tashme jam lojetare i lire.


Falenderoi kryesine, stafin dhe te gjithe bashkelojtaret qe kaluam nje sezone se bashku.

Gjithashtu falenderimi tjeter shkon per tifozerine e Kf Llapit , per mbeshtetjen qe me kane

dhene ne cdo ndeshje”, ka shkruar Mergim Pefqeli.

Lexo edhe

Video