Vjen fitorja e parë për Juventusin në Serie-A

Vjen fitorja e parë për Juventusin në Serie-A

Juventusi e ka regjistruar fitoren e parë pas pesë javësh në Serie-A.

“Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, përcjellë KosovaPress.

Pas 28 minutave lojë Moise Keane e kaloi Juventusin në epërsi por vetëm pesë minuta më vonë Spezia e barazoi rezultatin me golin e Gyasit.


Antiste e përmbysi Juventusin në minutën e 49’ për 2-1, por Chiesa riktheu barazpeshën në minutën e 66’.

Për fitoren e Juventusit u përkujdes Matthijs De Ligt me golin e realizuar në minutën e 72’.

Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës së Max Allegrit që tani ka pesë pikë në vendin e 12-të.

Lexo edhe

Video