Vjen edhe reagimi Llapit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndeshjet pa tifozë

Vjen edhe reagimi Llapit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndeshjet pa tifozë

Qeveria e Kosovës mbrëmë në një mbledhje urgjente në orët e fundit ka vendosur në mes të tjerash që edhe ndeshjet e futbollit të luhen pa tifozë.

Tashmë ka reaguar edhe klubi i Llapit përmes një njoftimit në rrjetin social ‘Facebook”.

Llapi ka bërë me dije se ndeshjet do t’i luajë pa tifozë deri më 27 mars.

Njoftimi i plotë i Llapit:


Njoftim për publikun

Nga vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Kosovës – të gjitha ndeshjet e Superligës zhvillohen pa praninë e shikuesve

Podujevë, 12 mars 2020 – Njoftojmë të gjithë simpatizantët e klubit se ndeshja Llapi – Dukagjini dhe ndeshjet tjera në vijim do zhvillohen pa praninë e shikuesve deri më 27 mars, shkak rreziku nga infektimi nga koronavirusi.

Njëherit ju njoftojmë se të gjitha ndeshjet e kategorive të reja duke filluar nga Juniorët do të anulohen deri në një vendim të radhës“.

Lexo edhe

Video

error: