Vjen barazimi i radhës për United, ndalet nga Watfordi

Vjen barazimi i radhës për United, ndalet nga Watfordi

Gjigandi anglez Manchester United po vazhdon me formën e luhatshme në këtë sezon, ku sot ka barazuar pa gola në “Old Trafford” me Watfordin.

Ka përfunduar ndeshja mes Manchester United dhe Watford, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluara rezultati nuk është zhbllokuar, ku ai final qëndron i barabartë 0:0, përcjell KosovaPress.

Përgjatë gjithë ndeshjes, “Djajtë e Kuq” regjistruan vetëm tre goditje drejt portës, në krahasim me dy sosh sa kishte Watfordi.


Me këtë barazim, United tani rrezikon pozitën e saj në tabelë, respektivisht pozitën e katërt, ku qëndron në kuotën e 47 pikëve, dy sosh më shumë se Arsenali që renditet në vendin e pestë.

Në anën tjetër, Watfordi vazhdon të jetë në zonën e rrezikut, ku renditet në pozitën e 19 me gjithsej 19 pikë të arkëtuara brenda 26 ndeshjeve.

Rezultati final i ndeshjes mes United dhe Watford është i barabartë 0:0.

Lexo edhe

Video