Vjedhje, dokumente të falsifikuara e elektroshok në Aeroport, ja sa u arrestuan
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Aeroporti Adem Jashari foto Jasir Zeqiri (5)
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti më 10.10.2024 kishte vjedhur nga një dyqan një palë syze në vlerë 149 euro.

Arrestimi i tij është bërë në Aeroportin e Prishtinës, ku me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një mashkull dhe një femër, shtetasë të Turqisë, janë arrestuar në Aeroport për shkak se gjatë legjitimimit të dokumenteve kanë prezantuar pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara.

Dokumentet e  dyshuara për falsifikim janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po në Aeroporti, në shkuarje, në valixhen e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024