Vizitohet fermeri Granit Berisha, pasi ferma e tij u kaplua nga zjarri

Vizitohet fermeri Granit Berisha, pasi ferma e tij u kaplua nga zjarri

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe  Zhvillimit Rural, Naim Arifi, së bashku me zyrtarë nga kjo drejtori sot gjatë ditës kanë dal në terren për vlerësimin e dëmeve të shkatuara në fermën e shpezëve tek fermeri, Granit Berisha.

Kjo fermë u dëmtua nga zjarri që u shkaktua ditë më parë nga goditja e rrufesë.


Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, tha se shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar tek ferma e fermerit, Granit Berisha.

“Sot, bashkë me stafin e drejtorisë së Bujqësisë ishim tek fermeri Granit R Berisha, për të parë dhe vlerësuar dëmin që ju është bërë në fermën e shpeztarisë, shkaktuar nga zjarri prej fatkeqësisë natyrore nga goditja e rrufesë. Ne, Drejtoria e Bujqësisë shprehim keqardhje për dëmin e shkaktuar në fermën e fermerit tonë”, shtoi Arifi.

Lexo edhe

Video