Vizita në SHBA, Kurti takon senatoren Joni Ernst

Vizita në SHBA, Kurti takon senatoren Joni Ernst

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi me senatoren Joni Ernst në Uashington ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjitha fushat dhe përkrahjen e Gardës Kombëtare të Iowas për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Kurti theksoi se mbështetja e tillë është bërë edhe më e domosdoshme pas agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe aleancës ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë. 

Në takim u bisedua për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe fushat zhvillimore.

Lexo edhe

Video