Vizita e përfaqësuesve të Luginës në SHBA: Kërkuam të jemi të barbartë

Vizita e përfaqësuesve të Luginës në SHBA: Kërkuam të jemi të barbartë

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar rreth vizitës që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksuan se çështjen e Luginës e kanë ngritur në instancat më të larta.

Ai në një postim në Facebook shkruan se nuk kërkojnë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë, ndërkaq kanë kundërshtuar tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.

“Të gjithë bashkarisht treguan perkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka theksuar Kamberi.

Postimi i plotë:

Për një javë sa qëndruam në SHBA, Çështjen e Luginës së Preshevës e çuam në State departament, Senat e Kongres.

Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server.

Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema.

Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.


Reciprocitetin e shohim si zgjidhje.

Të gjithë bashkarisht treguan perkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Na pret punë e angazhim i pandalur.

Falënderom për Joe dhe Sherly DioGuardi pa të cilët agjenda jonë do tē ishtë më modeste.

Duhet të falënderojmë Faton Bislimin, që na shoqëroi, ndihmoi e që kërkesat tona i ka shndrruar edhe në kauzë të tij.

Veçanërisht falënderoj Qeverinë e RKS dhe kryeministrin Albin Kurti, që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë.

Vazhdojmë më tej.

Vazhdojmë bashkë.

Lexo edhe

Video