Vitja: Banorët e Bitisë së Poshtme ku po ndërtoj hidrocentral na sulmuan e na shkaktuan dëme të mëdha

Vitja: Banorët e Bitisë së Poshtme ku po ndërtoj hidrocentral na sulmuan e na shkaktuan dëme të mëdha

Labinot Vitija, drejtor i një kompanie i  cili ka ndërtuar 4 hidrocentrale, sot ka raportuar para Komisionit hetimor parlamentar për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Gjatë raportimit të tij, ai tha se për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve, ai i ka respektuar të gjitha ligjet e Kosovës. Ai derisa i theksoi telashet që ka pasur për ndërtimin e hidrocentralit në Biti të Poshtme, tha se në këtë projekt banorët i kanë shkaktuar dëme rreth 2 milionë euro.

Ai tha se ashtu siç e parasheh ligji ka mbajtur edhe debate publike ku është paraqitur projekti për këto hidrocentrale, por që interesimi i banorëve për të dëgjuar për këto projekte ka qenë i vogël.

Vitija po ashtu ka treguar se si janë sulmuar nga banorët e Bitisë së Poshtme me armë  si shenjë proteste.

“Pas debatit publik i mora edhe dokumentet tjera relevante siç janë pëlqimi ujore, autorizimi preliminar dhe tani përfundimtar…pas mora lejen përfundimtare për hidrocentralin e Viçës më 11 nëntor të viti 2014 nga Zyra e Regullatorit pas kësaj unë fillova e hapa trasen diku 6 kilometra, ku janë 5 fshatra që përfshihen në atë zonë, ku vetëm në Bitin e Poshtme aty para problem, prej disa banorëve…  Në hidrocentralin Viça ku përfshihet edhe Bitia  janë pesë fshatra aty prej 5 fshatra në Biti kam pasur problem pas këtij problem qytetarët donin të dini se çka po ndodh me ta se nuk kishin pasur informacion  e mbajtëm një debat në ambientet e komunës ku kanë qenë nga ministria dhe komuna dhe ua kem shpjeguar krejt se si ka me ndodh… Banorët e Bitisë kanë qenë të zëshëm vetëm jo nuk duam arsye kanë gjetur jo mjedra e bëra një raport  se iu garantojmë për mjedra janë ligjet nuk donin me i kuptua ligjet arsye ka qenë se nuk bënë.. Pas kësaj nuk kanë bërë zhurmë unë e ndërtova objektin i kemi montuar pajisjet  kur jam afruar afër fshatit se fshati prej 6 kilometra vetëm 500 metra e ka përfshirë fshatin….Kemi pasur dëmtime më shumë se 2 milionë euro  dëme në këtë projekt. Kanë gjuajtur me armë, djegë të makinerisë“, tha Vitija.

Ai tha se hidrocentralin në Brezovicë e ka ndërtuar për gjashtë muaj dhe nuk ka hasur në asnjë kundërshtim nga banorët e asaj ane, dhe në vitin 2017 hidrocentrali në fjalë është lëshuar për funksionim.

Vitija tha se për të investuar në Kosovë është mjaftë vështirë dhe investitorët hasin në shumë probleme.

Vitija kërkoi që politika të qëndrojmë më larg nga investimet pasi siç thotë ai për një grusht votat janë shfrytëzuar qytetarët për të dal në rrugë dhe për të protestuar kundër projekteve të tij.

“ Unë mendoj se në këtë vend është shumë vështirë me investua, kam investua 30 milionë euro në atë vend ku kam sjell investitor në Amerikë, investitor e partner lokal dhe mund të them se është e vështirë… Veç mos me na u përzier politika se këtu ka pasur për shembull të gjitha parti kanë shkuar në Biti dhe i kanë joshur për një grusht vota me dal në rrugë dhe kjo besoj se nuk i bënë mirë as vendit as investimeve. I kisha lut se politika ku ka investime me ardhur dhe me pyet investitorin dhe jo vetëm banorin, sepse kanë ardhur të gjitha partitë tek banorët, por kurrë askush nuk ka ardhur me na pyet se çfarë problemi keni, a po mundeni me e krye këtë projekt”, theksoi ai.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba u interesua të di rreth të hyrave të Vitijas kur e ka marr projektin për ndërtimin e katër hidrocentraleve.


Madje ai kërkoi të di se a është duke u mbikëqyr puna gjashtë mujore e hidrocentralit në Brezovicë.

“Në momentin kur ke aplikua ke qenë në moshë bukur të re a e ke pasur një kapital fillestar millionësh  si investim a ke startuar me kapital të tillë apo ka qenë vetëm ide e më pas janë bërë edhe mundësitë …. Çka është problem konkret në Biti sepse vërtet aty ka pasur protesta dhe kundërshtime  në një moment thatë se ky hidrocentral i përfshinë pesë fshatra ky debate që ke pasur a e keni pasur në pesë fshatra?”, pyeti Zyba.

E drejtori i kompanisë “Matkso Group”, derisa tregoi mënyrën e financimit të këtyre projekteve tha se ai ka punuar sipas ligjeve të Kosovës që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“E kam pasur një partner prej Bullgarisë ku ka pasur garancion banker 30 milionë euro ku pasi që ka mbuluar investimin, më pas ai u tërhoq dhe fillova me të tjerë se u vonojshin proceset shumë vështirë është me bind dikë me investua me të gjitha këto probleme sa i përket debatit sipas ligjeve kam punuar gjithçka sipas ligjeve që i keni krijuar ju. Sipas ligji si e ka kërkua ligji kam vepruar, kam mbajtur debat për të gjitha projektet e kam respektua ligjin besoj që gjithçka jam në rregull me ligjin”, tha Vitija.

Kurse, Bajrush Xhemajli nga PDK, pyeti se meqenëse hidrocentralin në Brezovicë është funksional në cilën fazë ndodhen punimet për tre hidrocentralet tjera. Vitija me këtë rast tha se të tjerët janë në fazën finale dhe këtë vit pret që t’i bëjë edhe ata funksional.

Deputeti i PDK-së konkretisht pyeti se banorëve të Bitisë së Poshtme a kanë pasur reduktime të ujit të pijes për shkak të punimeve në këtë zonë. 

“Uji a është ndërprerë diku kur keni hapur një gropë të madhe a është ndërprer për pije….Vitija: Po aty ka dal edhe një komisioni nga ministria për ujëra  dhe ka dal me konstatim se ai ujë nuk është ndërprerë për shkak të punimeve tona  përndryshe kishte qenë kundër sepse kanalizimi kishte qenë diku poshtë  apo më lartë por kërkojeni raportin nga ministria e Ambientit…Xhemajli: Kanalizimi a është përzier me ujë të pijes apo jo”, ishte debate që zhvilluan deputeti Xhemajli dhe drejtori i “Matkos Group”. 

Lidhur me dëmet e mundshme të shkaktuara nga punimet, Vitija tha se të gjitha dëmet i kanë sanuar me kohën.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës aktualisht është duke raportuar Ylber Shamolli, drejtor i kompanisë “Eurokos”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.