Vitia takon përfaqësuesit e SBAShK-ut, flasin për vaksinimin e punëtorëve arsimor

Vitia takon përfaqësuesit e SBAShK-ut, flasin për vaksinimin e punëtorëve arsimor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Në këtë takim u diskutua edhe për vaksinimin e punëtorëve të arsimit.

“Ministri Vitia  ka njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me rrjedhën e procesit të vaksinimit duke  theksuar se procesi po ecën sipas dinamikës së paraparë dhe  se do të vazhdohet me përkushtim në mënyrë që edhe punëtorët e arsimit të vaksinohen me kohë  dhe sipas dinamikës së paraparë”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.


Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj  ka falënderuar ministrin Vitia  për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet  dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia.

“Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj  iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri  të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit  për Sigurime Shëndetësore  ngase ky Ligj  është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë”, thuhet më tej në komunikatë.

Vitia thuhet të jetë deklaruar se Ministria që ai drejton  është e përkushtuar në angazhimet lidhur me këtë Ligj, por proceduarat dhe infrastruktura  gjegjëse ligjore dhe aktet nënligjore e  proceduarat tjera  që ndërlidhën me këtë Ligj natyrshëm kërkojnë kohë dhe hapësirë , por nuk mungojnë angazhimi dhe përkushtimi që ky Ligj të funksionalizohet  kur të realizohen gjithë aktivitetet dhe proceduarat gjegjëse.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: