Vitia takon gratë dhe vajzat në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Vitia takon gratë dhe vajzat në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia së bashku me deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, mbajtën takim me gra e vajza në sheshin e qytetit.


Qendra e LVV-së në Prishtinë ka shkruar në Facebook se kanceri i gjirit është mes nesh, çdo e dhjeta grua diagnostifikohet me të dhe si rezultat edhe në listën e tyre kanë një grua që ende lufton me kancerin dhe po arrin të fitojë, ajo është Arlinda Morina me numrin 34.

“Pas këtij tubimi, aktivistët dhe gratë kandidate mbështeten fushatën për Arlindën, pasi që ajo ende ndodhet jashtë vendit duke zhvilluar betejën kundër kancerit. Sigurisht Arlinda nesër do jetë zëri i atyre që ishin apo ende janë në këtë rrugëtim të vështirë por edhe jo të vetme”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Lexo edhe

Video

error: