Vitia: Shërohen edhe pesë pacientë nga COVID-19

Vitia: Shërohen edhe pesë pacientë nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se pesë persona janë shëruar nga COVID-19, duke u bërë kështu gjashtë pacientë të shëruar deri tash në Kosovë.

Fillimisht Vitia njoftoi për katër pacientë të shëruar.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme. T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë. Qëndroni në shtëpi. Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP. Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar ai.


Pastaj njoftoi për shërimin edhe të personit të pestë.

“Një njoftim i ri, i mirë po ashtu. Sapo u njoftuam nga IKSHP që edhe një pacient është shëruar. Deri sot në Kosovë janë shëruar 6 qytetarë tanët. Vlen me shumë se kurrë thirrja: kujdes, vetdisiplinë, solidaritet! Rrini në shtëpi”,ka shkruar ai.

 

Lexo edhe

error: