Vitia: Rastet me COVID-19 po rriten, arma e vetme vaksinimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka kërkuar edhe njëherë nga të gjithë qytetarët e vendit që të mos hezitojnë, por të vaksinohen, pasi rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten.

“Sot kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën që duan të marrin, nuk a arsyeje të vetme për të mos u vaksinuar. Hezitimet për të vaksinuar do ta përkeqësojnë situatën. Kemi krijuar kapacitete që të brenda ditës të bëhet vaksinimi mes 16-20 mijë qytetarë. Përkundër rritjes për vaksinim, jemi ende në fillim të rrugës”, ka thënë Vitia.

Ai në konferencë për media ka theksuar se ditëve te fundit ka rritje të numrit të rasteve të infektuar me koronavirus.


“Pas një periudhe të konsiderueshme dhe me situqtë tq qetë, dhe pa raste të vdekjeve, të dhënat nga IKSHPK ka një rritje të numrit të rasteve. Ne ditën e kaluar nga 2443 testime, rezultuan 72 raste pozitive në mostrat e testuar. Megjithëkëtë, ky numër do të reflektojë me numrin e rasteve aktive dhe të kemi më shumë raste ne ditët në vijim”…

Ai ka lutur qytetarët qe të vaksinohen sa më shpejt, meqë sipas tij përhapja e variantit Delta është rrezik.

“Duke qenë kështu ne duhet të veprojmë dhe të përdorim ato instrumente për të parandaluar përhapjen e virusit. Janë duke u bërë investime në pjesën problematike infrastrukturore. Pavarësisht të gjithave arma jonë vetme tani është vetëm vaksinimi”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video

error: