Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi ShSKUK-në me ç’ rast uroi u.d. drejtoreshën, Dr. Narqize Arneliu – Hoxha për detyrën e re.
“Ministri Vitia e siguroi Dr. Arenliu – Hoxha se do ta ketë gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore. Gjatë këtij takimi ministri Vitia tha se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara”, ka thënë Vitia.
Nga ana e saj, u.d. drejtoresha Narqize Arneliu – Hoxha, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.
Ministri Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishin edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit për shëndetësinë, duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.