Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vitia: Kontingjenti i dytë i vaksinave në fund të prillit ose fillim të majit

Vitia: Kontingjenti i dytë i vaksinave në fund të prillit ose fillim të majit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se deri më tani nuk është paraqitur asnjë efekt anësor te të vaksinuarit me AstraZeneca.

Pasi vizitoi Qendrën e vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë, ministri Vitia para gazetarëve tha se i gjithë procesi i vaksinimit po shkon mirë, ndërkohë theksoi se kontingjenti i dytë i vaksinave pritet të vijë në fund të prillit ose fillim të muajit maj.


Derisa apeloi për respektim të masave antiCOVID-19, ministri Vitia u pyet nga KosovaPress lidhur me zbatimin e të njëjtave sa nuk ka qenë ministër.

“Ajo fotografi që ka qarkulluar dje ka qenë në muajin mars në një ndejë private para këtyre masave, megjithëse nuk më shfajëson nga përgjegjësia”, tha Vitia, duke iu referuar akuzave të PSD-së se ai kishte marrë pjesë në një tubim të Vetëvendosjes, duke mos respektuar masat antiCOVID-19.

Lexo edhe

Video

error: