Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, tregon çka i mbeti merak

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga ky post, për t’u fokusuar në garën e tij për kryetar të Prishtinës. Përgjegjësinë e udhëheqjes së sektorit të shëndetësisë, Vitia ia ka dorëzuar zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Në një konferencë të fundit si ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se këtë vendim e ka marrë në bashkërendim me kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Arben Vitia garon për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

E prej sot e tutje Vitia tha se do i bashkohet ekipit që fokus ka kryeqytetin.

Vitia: Përgjegjësinë po ia dorëzoj Dafina Gexhës,  po fokusohem në garën për kryeqytetin

Video

“Në bashkërendim me kryeministrin Kurti dhe me Lëvizjen Vetëvendosje unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do jemi  mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për përkrahjen e parezervuar pa përjashtuar këtu edhe gjithë kabinetin qeveritar….Unë po ia transferojë përgjegjësinë stafit të ministrisë dhe në nivelin politik zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e thellë se puna dhe angazhimi do vazhdojnë në plotëni. Ne kemi vepruar si një ekip dhe ekipi padyshim do vazhdoj përmbushjen  e angazhimeve me theks të veçantë vaksinimi, parandalimin e pandemisë dhe mbrojtjen e jetës së pacientëve tanë.  Unë nga tani e tutje do jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë. Unë do jem kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës kjo sepse ne jemi në një moment kritik ku nga ne priten të merren vendime të guximshme të transformimit të qyteteve tona”, u shpreh Vitia.

Arben Vitia i cili në zgjedhjet lokale të 17 tetori është kandidat për kryetar të Prishtinës, u zotua se fushata e tij do respektojë të gjitha masat të cilat vetë i kishte marrë sa ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vitia: Fushata ime do jetë komplet brenda rregullave anti-COVID

Video

“Fushata ime natyrisht do jetë komplet brenda rregullave që MSh i ka parashtruar në vendimin e fundit të qeverisë që ka miratuar dhe në përputhje të plotë me këtë vendim dhe në këtë drejtim mund t’iu garantoj që e gjithë fushata baziken do e ketë së paku ruajtjen e shëndetit publik pa shkelur as edhe një nga këto rregullat që ne vetë i kemi vendosur si Ministri e Shëndetësisë. Iu bëjë thirrje pa përjashtim të gjitha subjekteve politike pa përjashtim që të respektojnë këto masa që të përmbahemi gjatë kësaj kohe të fushatës sepse ashtu siç e pamë shëndeti publik është mbi të gjitha”, theksoi ai.

Derisa tha se posti i ministër i Shëndetësisë ka qenë pasuria më e madhe të cilën e ka kryer me shumë privilegj, Arben Vitia i pyetur se a do kthehet prapë në krye të kësaj ministre nëse nuk arrin fitore për Prishtinës, u shpreh se këtë përgjigje do e jap gjatë ditëve kur do bëjë fushatë.

Vitia: Kurti dhe LVV më kanë parë si personin adekuat për kandidat për Prishtinën


video

“Zotëri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje më kanë parë si personi adekuat për tu kandiduar si kryetar i Prishtinës. Por bëhen 8 vite që kur shërbej për publikun dhe gjatë këtyre 8 viteve kam dhënë në çdo pozicion maksimumin tim dhe besoj që se edhe në rrethana tjera do e jap maksimumin tim 100%…Në momentin e parë kur të fillojmë fushatën me shumë dëshirë do i përgjigjem të gjitha pyetjeve që kanë t bëjnë me fushatën”, theksoi ai.

Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se aktualisht në Kosovës situata me pandeminë COVID-19 është vënë nën kontroll dhe se në ditët e fundit vendi shënon numrin më të ulët të rasteve të reja të infektuarve me koronavirus në krahasim me vendet e rajon.

Ai tha se me këtë trend të vaksinimi deri në fund të vitit do të arrijnë të imunizohen 75 % e qytetarëve me të drejtë vaksinimi.

Vitia: Pandemia COVID-19 është nën kontroll

Video

“Vala e katërt e pandemisë e dominuar nga variant Delta i virusit COVID-19 në Kosovë sipas parametrave të OBSH-së për momentin është vënë nën kontroll. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne por duke e ditur që varianti në fjalë ka qenë ndër më të transmetueshmit dhe vdekjeprurësit anë e mbarë botës përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara Akoma nuk mund të flasim për relaksim….06’50 Kosova edhe pse filloi e fundit vaksinimit në rajon është e dyta në rajon me përqindjen e të vaksinuarve duke lënë pas jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vende të BE-së ….16\30 Deri tani janë administruar mbi 1/3 milion doza të vaksinave në stok janë dhe rreth 400 mijë vaksina të tjera, për 3 muaj janë administruar mbi 1.2 milion doza të vaksinave dhe siç thash mbi 800 mijë qytetar janë vaksinuar së paku me një dozë, kurse mbi 540 mijë me dy dozat. Deri në fund të vitit do arrijnë rreth 500 mijë doza të tjera. Me këtë sasi dhe trendin aktual të vaksinimit do vaksinohen  do të vaksinohen mbi 75% të popullatës të vaksinueshme respektivisht popullata mbi 16 vjeçare”, tha ai.

Në paraqitjen e fundit si ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shpalosur gjithë punët që ka bërë gjatë këtyre muajve sa ka qenë në krye të këtij dikasteri.

Gjatë qeverisjes, ai tha se ka arritur që për 30-40 %  ta kursej buxhetin e Kosovës për blerjen e barnave nga lista esenciale dhe insulinat.

Ndërsa, shtoi se gjatë kësaj kohe kur fokusi ka qenë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, është punuar edhe në aspektin legjislativ por i ka ngelur merak që të punonte më shumë për reformat legjislative në MSh.

Vitia: Si dëshirë më mbeti reforma legjislative në shëndetësi

video

“Atë që më ka ngelur si pjesë edhe si dëshirë edhe si një shpirt për ta dhënë më shumë është ajo që thash në fillim që sistemi shëndetësor nuk reformohet pa filluar reformën legjislative në ministrinë e Shëndetësisë dhe këtu përkundur asaj që kemi punua mjaftë mendoj se kemi mundur të punojmë akoma më shumë në këtë reformë por çdo herë duke pasur në mendje se gjatë kësaj kohe parësore ka qenë shëndeti publik i qytetarëve në kohë të pandemisë“, u shpreh Vitia.

Arben Vitia dha dorëheqje nga posti i ministritë të  Shëndetësisë pas më shumë se 6 muajve nga momenti kur e mori detyrën, ndërsa në këtë ministri ka udhëhequr edhe gjatë qeverisjes Kurti l.

Lexo edhe

Video