Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vitia dhe Haxhiu diskutojnë për kontaktet që mund të sjellin vaksinën Pfizer

Vitia dhe Haxhiu diskutojnë për kontaktet që mund të sjellin vaksinën Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka ftuar në takim deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu të cilët kanë diskutuar për ofertën dhe kontaktet me akterët që mund të ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer. Haxhiu ka thënë se pozitë apo opozitë, në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve.


Haxhiu ka shkruar në Facebook se takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia ka dërguar ministrit me email para dy ditësh.

“Ministrit Vitia, sekretarit Bardiqi dhe ekipit të MSH zyrtarisht ua ofrova komunikimin dhe kontaktet që i kam patur me Kompaninë e cila po na e ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer. Ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave  është shpëtim jete. Ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi u zotuan se Komiteti i MSH për sigurim të vaksinave, do të kontaktojë Kompaninë e cila mund të na i sigurojë një numër të jashtëzakonshëm të dozave me vaksinën Pfizer. Tani i takon Ministrisë së Shëndetësi që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim  në procedurat e  mëtutjeshme për  sigurim të vaksinave anti COVID-19.  Pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve. Virusi po vret çdo ditë qytetarët e Kosovës pa dallim partie politike  dhe partitë pa dallime politike duhet të punojnë për të mposhtur pandeminë. Sigurisht se përgjegjësinë kryesore e  ka subjekti politik që është në Qeveri. Për më shumë se një vit pandemi të gjithë kemi humbur njerëz të dashur si pasojë e virusit COVID-19, prandaj vaksina është shpëtim jete”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: