Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen 70 përqind e qytetarëve

Tashmë ka filluar raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me gjendjen pandemike me COVID-19.

Ministri Vitia para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u shpreh se aktualisht në dispozicion janë edhe 400 mijë doza  të vaksinës Pfizer, dhe se deri në fund të vitit 2021 pritet të arrijnë nga kjo kontratë edhe 500 mijë të tjera.


Derisa ka listuar disa nga punët qe janë bërë në aspektin legjislativ ministri i Shëndetësisë tha se deri në fund të vitit do të vaksinohen deri në 70 përqind të qytetarëve.

Ai tha se sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues kur e ka marr mandatin gjendja ka qenë mjaftë e keqe, por që sipas tij tani gjendja është më e mirë pasi janë siguruar për 90 përqind material shpenzues dhe 40 përqind edhe  barna nga lista esenciale, përfshirë numër të konsiderueshëm të insulinave por edhe ka kontraktuar vaksinat e gripit sezonal.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.