Vitia: Buxheti për onkologji është rritur në 13 milionë euro
Shëndetësi
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në panelin për politika qeveritare për gra dhe vajzat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ka folur mbi punën dhe planet për të ardhmen në sektorin e shëndetësisë, për t’iu ofruar shërbime sa më të mira dhe cilësore qytetarëve të vendit.
Ai ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet janë thyer shumë paragjykime e stereotipa në shoqëri.
“Shumë probleme që kanë të bëjnë me gratë, po të kishin qenë probleme të burrave, do të ishin zgjidhur dekada e shekuj më përpara... Në LVV zëri i gruas është zë i fortë, zë që dëgjohet dhe zë që i shtyn proceset përpara më mirë se burrat... Me qeverisjen e këtij subjekti (LVV) dhe me një kryeministër socialdemokrat, me një qeverisje socialdemokrate mund të shtyhen edhe shumë procese përpara...Me shumë intervenime edhe në arsim, janë thyer (stereotipa) dhe po thyhen (stereotipa) dhe jam shumë i lumtur që kjo ndodh me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jam i sigurt se kjo nuk do të ndodhte me asnjë subjekt tjetër politik”, ka thënë Vitia.
Vitia ka folur edhe për numrin e vizitave të realizuara në komuna për gra dhe fëmijët, si pjesë e punës së mirë për përkujdesjen ndaj shëndetit të qytetarëve, shërbimet në QKUK, duke përfshirë edhe ato të mamografisë falas në onkologji.
“Vetëm gjatë vitit 2024, deri më 1 shtator janë 67 mijë e 186 vizita që janë realizuar në Kosovë në çdo komunë për nënat dhe fëmijët. Kjo tregon jashtëzakonisht shumë sepse qysh në stadet e para, edhe gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes për gratë, përveç pjesës për vizita me karakter mjekësor, kanë qenë vizita me karakter edhe edukativ dhe tashmë i po shohim rezultat konkrete në këtë drejtim... Gjatë këtij viti do të funksionalizohet mjekësia fetale ku gjatë shtatzënisë gruaja ka mundësi që të kontrollohet dhe çdo problem eventual të diagnostikohet gjatë kësaj periudhe... Do të jetë falas (mamografi) për të gjitha gratë duke vazhduar me pjesën tjetër siç janë ultrazëri për diagnostikimin e kancerit të gjirit... ku buxheti për pjesën onkologjinë nga tetë milionë euro janë shtuar pesë milionë euro, pra është 13 milionë euro ku pjesa kyçe është për kancerin e gjirit... Pas trajtimit mjekësor, për herë parë të LVV-së ka filluar edhe falas edhe rikonstruktimi i gjirit, një procedurë e cila në institucione private kushton 3000- 5000 euro, te ne është falas”, ka thënë Vitia.