Në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare Rakovski sot ka nisur viti i ri akademik 2024/2025. Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes Atanas Zapryanov dhe shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov.
Ministri inspektoi trupat dhe u kremtua ceremonia e bekimit të ujit për shëndet dhe prosperitet.
Akademia Ushtarake pranon studentë në dy programe master – “Udhëheqja Strategjike e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura” në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare dhe “Organizimi dhe Menaxhimi i Formacioneve Ushtarake në Nivel Operacional” në Fakultetin e Komandës dhe Shtabit. Këtë vit në mesin e studentëve të të dyja specializimeve ka edhe oficerë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kolegji i Mbrojtjes Kombëtare Rakovski është shkolla e lartë ushtarake më e vjetër në Bullgari. Ajo u krijua me ligj më 1 mars 1912, e miratuar nga Asambleja e 15-të Kombëtare./BTA-KosovaPress