Vitesse e Domgjonit mposht Tottenhamin

Vitesse e Domgjonit mposht Tottenhamin

Skuadra holandeze Vitesse ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën angleze Tottenham Hotspur, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Përgjatë 90’ minutave lojë u shënua vetëm një gol në stadiumin “GelreDome”, ku mbrojtësi gjerman Maximilian Wittek shënon në minutën e 78’ golin e fitores për Vitesse, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, mesfushori kosovar Toni Domgjoni ishte rezervist i pashfrytëzuar për skuadrën e Vitesses në këtë ndeshje.


Në anën tjetër, skuadra e Tottenham kishte hyrë në këtë me disa rotacione në formacion dhe shumë mungesa të lojtarëve, duke përfshirë këtu dy yjet Harry Kane dhe Heung-Min Son.

Me pikët e reja, Vitesse ngjitet në pozitën e dytë në Grupin G me gjashtë pikë, dy më shumë se kundërshtari i sotëm Tottenham në pozitën e tretë, dhe një më pak se skuadra franceze Rennes që zë vendin e parë.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Vitesses.

Lexo edhe

Video

error: