Viola von Cramon viziton monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren

Viola von Cramon viziton monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Prizrenit.


Cramon ishte pjesë e delegacionit nga Parlamenti Evropian, i shoqëruar nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, të cilët vizituan edhe shumë monumente të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit.

“Faleminderit për ditën interesante në Prizren. Ishte një nder i madh për mua të isha mysafire juaja dhe të vizitoja trashëgiminë kulturore të Kosovës së bashku me kryetarin e qytetit @mhaskuka dhe ministrin e Kosovës për Kulturë @HCeku. Shpresoj të kthehem së shpejti. Vend i shkëlqyeshëm për jetën multietnike”, shkruan von Cramon në Twitter.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.