Viola von Cramon: Klasa politike në Kosovë e papërgjegjshme

Viola von Cramon: Klasa politike në Kosovë e papërgjegjshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur klasën politike totalisht të papërgjegjshme pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ajo ka qenë kundër këtij mocioni, ndërsa e shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të shprehur mendimin e saj rreth situatës së re të krijuar.


“Nuk e di se çfarë të them. Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë. Tash votat janë vjedhur nga të vjetërit sërish. Tragjike”, shkroi ajo.

Von Cramon komentoi mbi postimin e diplomatit gjerman Boris Ruge, që gjithashtu u shpreh kritik ndaj rrëzimit të qeverisë duke thënë se “ata që rrëzuan Qeverinë e Kosovës midis një pandemie do të duhet të japin përgjegjësi”.

Lexo edhe

error: