Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Villarreal-Arsenal, notat e lojtarëve

Villarreal-Arsenal, notat e lojtarëve

Skuadra londineze Arsenal si duket nuk ka fat në garat evropiane, ku ka dështuar që të kualifikohet në finale, pasi është mposhtur nga Villarreali me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, “Topçinjtë” u mposhtën nga Villarreali me rezultat 2:1, rezultat ky që doli të ishte përfundimtar brenda dy ndeshjeve, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e sotme në stadiumin “Emirates”, Arsenali ishte vendas kundër skuadrës spanjolle, ku brenda 90’ minutave asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin, kështu duke përfunduar ndeshja me rezultat të barabartë 0:0, dhe në fund ish-trajneri i Arsenalit Unai Emery, u kualifikua me Villarrealin në finale të këtij kompeticioni ku i pret gjiganti anglez Manchester United.

Lojtari më i mirë sot tek Arsenali ishte mbrojtësi Pablo Mari, i cili u vlerësua me notën 7.8, ndërsa tek Villarreali lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Dani Parejo, i cili në fund kishte notën 7.7.


Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve të dy skuadrave.

Arsenal (6.96):

Leno (7.6), Bellerin (6.8), Holding (7.3), Mari (7.8), Tierney (7.1), Partey (6.7), Saka (6.9), Odegaard (6.8), Smith-Rowe (6.6), Pepe (6.9), Aubameyang (7.1)

Villarreal (6.97):

Rulli (7.6), Pedraza (6.8), Torres (7.2), Albiol (7.3), Gaspar (6.8), Trigueros (7.0), Coquelin (6.9), Parejo (7.7), Chukwueze (6.7), Moreno (6.8), Alcacer (6.6)

Lexo edhe

Video

error: