Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vijon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, prin LVV

Vijon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, prin LVV

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Deri në ora 10:00 janë numëruar 5116 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.

Prej votave të numëruara, 2230 prej tyre i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 1134 Partisë Demokratike të Kosovës.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 695 vota ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 491 vota.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lexo edhe

Video

error: