Vijojnë punimet në selinë e PD, mbulohet kati i dytë me logo

Vijojnë punimet në selinë e PD, mbulohet kati i dytë me logo

Vetëm 2 ditë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa në selinë e PD duket se vijojnë punimet. Ditën e sotme, në godinën e selisë së PD duket se po mbulohet edhe kati i dytë me logo.

Protesta e thirrur nga Berisha më 8 janar bëhet për të nxjerrë nga selia kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas ish kryeministrit, kreu i PD është shkarkuar me votat e demokratëve në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit dhe më pas në referendum.


Ndër të tjera, nuk ka munguar edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit. Përmes një shënimi në Twitter, Bardhi tha se rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Teksa thekson se protesta po bëhet kundër lyerjes së PD-së, Bardhi shton se një protestë të tillë mund ta thërrasë vetëm dikush që ka humbur arsyen nga një hall i madh.

Ndërsa Basha e ka konsideruar atë si të parën protestë në historinë e Shqipërisë që thirret nga një politikan i lartë kundër partisë së tij.

Lexo edhe

Video