“Vijesti” i Podgoricës: Vuçiq “ofroi kokën e Dodikut” përmes Grenellit

“Vijesti” i Podgoricës: Vuçiq “ofroi kokën e Dodikut” përmes Grenellit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përmes lobuesit Richard Grenell ofroi ndihmën për rënien politike të anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Siç merr vesh “Vijesti” i Podgoricës, Grenell u takua me një grup kongresistësh republikanë më 1 dhjetor në hotelin “Trump” në Uashington dhe në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori serb në SHBA Marko Gjuriq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiq.


Sipas “Vijesti”, Grenell, i cili ishte i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, në takim e prezantoi Dodikun si një “faktor të madh përçarës” në Ballkan dhe Vuçiqin si “partner dhe stabilizues të mundësitë”.

Ndër kongresistët që morën pjesë në takim ishin Claudia Tenney, Mike Turner dhe Nicole Maliotakos. As ata dhe as Grenell nuk iu përgjigjën pyetjeve të mediumit podgoricas për takimin.

Lexo edhe

Video

error: