Video-konferenca e radhës nga UEFA, ky vendim pritet të merret

Video-konferenca e radhës nga UEFA, ky vendim pritet të merret

Kanë kaluar dy muaj kur janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Superligës në futboll.

Edhe pse shorti për fazën e tretë është hedhur, koronavirusi ka bërë që asnjë ndeshje të mos luhet.

Ndërsa, UEFA pritet të hënën të mbajë video-konferencën e radhës me anëtarët e saj e ku pritet të diskutohet edhe fati i ndeshjeve të Ligës së Kombeve.


Si shkak i pandemisë, kjo ligë nuk pritet të fillojë në muajin shtator.

Të hënën diskutohet me federatat ndërsa vendimi përfundimtar për Ligën e Kombeve, por edhe në datat e të gjitha garave, përfshirë edhe ndeshjet e barazhit për EURO do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që mbahet me 27 maj.

Federata e Futbollit e Kosovës pas një videokonferebcë me UEFA-n pati thënë se ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të luhet në tetor ose nëntor.

Lexo edhe

Video