Vetura përplaset me murin, lëndohet 21-vjeçari në Vlorë

Vetura përplaset me murin, lëndohet 21-vjeçari në Vlorë

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti sonte në aksin rrugor Vlorë-Babicë.


E. H. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch

Lexo edhe

Video