Vetura përplas për vdekje të moshuarën në Devoll

Vetura përplas për vdekje të moshuarën në Devoll

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur sonte në afërsi të fshatit Kuç, Devoll të Shqipërisë.

Policia e shtetit njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa drejtuesi i mjetit, Artur Keco që ka përplasur për vdekje të moshuarën Refie Gogoli është shoqëruar në komisariat.


“Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70-vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Tch/

Lexo edhe

Video