Vetura përplas motoçikletën, plagosen babë e bir

Vetura përplas motoçikletën, plagosen babë e bir

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku sot në rrugën Lezhë-Milot.


Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur kur një veturë  tip Fiat ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonte një shtetas shqiptar me fëmijën e tij të mitur.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.