Një këmbësor ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga një automjet sonte në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën “Fehmi Lladrovci”.
“Ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.