Ministri i Brendshëm Xheal Sveçla ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së ka kryer vetëvrasje.
Sipas tij, gjithçka ndodhi pas lokalizimit të vendndodhjes së vrasësit, ërkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin.
Postimi i ministrit:
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ministri Sveçla.
Po sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-gruas së Sokol Halilit, i cili e la të vdekur në QKUK derisa ajo po priste të lindte fëmijën.
Në varrimin e saj morën pjesë familjarë të shumtë, qytetarë e përfaqësues të institucioneve.
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.