Vetëvendosje pret fitore pa balotazh në Gjakovë

Vetëvendosje pret fitore pa balotazh në Gjakovë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari-Lila po i vazhdon takimet me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


Ajo gjatë një takimi që kishte me qytetarë në lagjen Gecë, e ku mori pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri Albin Kurti, ka shprehur besimin se kjo parti do të fitojë zgjedhjet pa balotazh.

“Entuziazmi dhe pritja që gjetëm nga qytetarët tanë në lagjen Gecë, thirrjet e tyre për fitore dhe ndryshim drejtuar kryeministrit Kurti dhe kryetares në ardhje Mimoza Kusari-Lila, konfirmojnë vullnetin qytetar për fitore pa balotazh me 17 Tetor dhe nisjen e punës që na pret menjëherë të nesërmen, me qëllim të zhvillimit e prosperitetit të përgjithshëm”, thuhet në një postim në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjakovë.

Lexo edhe

Video