Vetëvendosje: Lumi Llap shpëton me Shpejtimin

Vetëvendosje: Lumi Llap shpëton me Shpejtimin

Gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet lumi Llap, pasqyron gjendjen aktuale të secilës pjesë publike të lënë pas dore e në shumicën e rasteve të shndërruara në “deponi mbeturinash”.

Në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje shkruan se sikurse shumë resurse dhe hapësira që do të duhej të reflektonin bukuritë e komunës sonë, edhe lumi Llap tashmë po tregon të kundërtën.


“E kjo si pasojë e keqqeverisjes së Podujevës për këto vite. Mbeturinat që ia kanë zbehur pamjen lumit, duhen larguar. Për ta bërë këtë, mendësia qeverisëse duhet ndryshuar dhe nga pushteti ata që kanë keqqeverisur duhet larguar. Natyra do të shpëtojë nga denigrimi, e lumit do t’i kthehet dinjiteti. Këtë do ta sjellë fitorja e Lëvizjes me Shpejtimin kryetar, i cili do ta shpëton lumin e do të qeverisë dinjitetshëm me Podujevën”, shkruan Vetëvendosje në Facebook.

 

Lexo edhe

Video

error: