Vetëvendosje e bindur për fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren

Vetëvendosje e bindur për fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur besimin e saj se Mytaher Haskuka do të fitojë edhe një mandat të ri në krye të Prizrenit.

Në një konferencë për media Visar Shehu nga kjo parti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në zgjedhjet komunale.

Ai tha se nga të dhënat që kanë dalë deri tani diferenca me partitë e tjera është shumë e thellë.


“Në Prizren në përgjithësi votimi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, natyrisht ka pasur disa probleme të vogla teknike, por që nuk kanë ndikuar në rezultat. Unë mund të ju them se bindshëm jemi përpara, pavarësisht se janë shumë qendra të votimit në qytet, por pritet që diferenca të thellohet edhe më shumë”, tha Shehu.

Shehu para gazetarëve tha se kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka do të jetë sërish kryetar.

“Ne nuk mund të themi tani se a do të fitojmë me apo pa balotazh, sepse nuk i kemi të gjitha të dhënat, megjithatë unë që nga tani mund të uroj kryetarin për fitoren dhe natyrisht kryetari Mytaher Haskuka do të jetë sërish kryetar për shkak se jemi bindshëm përpara”, u shpreh ai.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, nga 57.19 për qind të votave të numëruara deri më tash kandidati i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka prin me 41.16 për qind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së 30.87 për qind.

Lexo edhe

Video

error: