Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri sot i është bashkuar Haradin Shyti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, kandidat i LDK-së, Xhafer Tahiri.
“Haradin Shyti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetar i PDK-së në Oshlan, sot i është bashkuar LDK dhe rrugëtimit tonë për Vushtrrinë për të gjithë. Në programin tonë Vushtrria për të gjithë, secili qytetarë i Vushtrrisë po e gjen veten, prandaj po na bashkohen e fitorja jonë është e padiskutueshme”, shkruan Tahiri në Facebook.