Veteranët në Obiliq nderojnë dëshmorët e UÇK-së

Veteranët në Obiliq nderojnë dëshmorët e UÇK-së

Shoqata e Veteranëve të Obiliqit ka bërë sot homazhe para pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇK-së të rënë në Obiliq, me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate në Obiliq, Fehmi Mjeku, pasi ka vendosur lule pranë të rënëve në luftën e lavdishme të Kosovës, uroi bashkëpunim sa më të mirë për të gjithë qytetarët në këtë ditë të madhe për vendin.


Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Esat Curri, babai i dëshmorit Ferid Curri i rënë në Grabovc, i cili ka thënë se falë gjakut dhe sakrificës së madhe të dëshmorëve qytetarët sot gëzojnë të shtrenjtën liri.

Lexo edhe

error: