Vetëm tri pikë diferencë, ky është fituesi nga dueli mes Bashkimit dhe Rahovecit

Vetëm tri pikë diferencë, ky është fituesi nga dueli mes Bashkimit dhe Rahovecit

Një ndeshje shumë interesante është zhvilluar ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku triumfuan prizrenasit 86:83 (25:24, 18:31, 20:15, 23:13), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku tregon edhe rezultati 25:24 për vendasit. Vreshtarët ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, kurse pjesa e parë përfundon 43:55.


Vendasit në periodën e tretë ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar 20:15, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:70. Bashkimi me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e fundit, ku pesë minuta nga fundi arrin të kalojë në epërsi 76:75. Deri në fund u zhvillua një lojë dramatike, por Bashkimi triumfoi në fund me shifrat 86:83.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 38 pikë dhe Sean Hoehn me 30, kurse te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 26 pikë dhe Isaiah Traylor me 17.

Bashkimi ka dhjetë fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 12 fitore dhe shtatë humbje.

Lexo edhe

Video