Ka përfunduar ndeshja tejet interesante ndërmjet Barcelonës dhe Valencias e zhvilluar në “Camp Nou” nga e cila nuk pati fitues pasi në fund të 90 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë 2-2, përcjell KosovaPress.
Ishin mysafirët ata të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29’ me golin e realizuar nga Diakhaby, por pastaj Barcelona reagoi shpejtë dhe shënoi dy gola përmes Lionel Messit (45’) dhe Araujos (52’).
Por, Valencia nuk u dorëzuar dhe ia doli që ta barazojë rezultatin në 202 në minutën e 69’ përmes Maxi Gomezit.
Pas xhiros së 13-të, Barcelona ka 20 pikë në vendin e pestë, kurse Valencia i ka 14 pikë në vendin e 13-të.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.