Vetëm 6 raste të reja me COVID-19

Vetëm 6 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës.

“Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.985 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 797 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.616. Në total numri i rasteve aktive është 390”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video