Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në dalje të fshatit “Bresalc”.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për KosovaPress se nuk raportohet për të lënduar.

“Ka ndodhur një vetaksident në rrugën Gjilna-Prishtinë, diku në dalje të fshatit ‘Bresalc’. Një veturë është vetaksidentuar, ka dalë jashtë rrugës. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar”, tregoi Hashani.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: