“Vet është plagjiator dhe fol për hajni”, akuza në mes deputetëve Kastrati dhe Basha

“Vet është plagjiator dhe fol për hajni”, akuza në mes deputetëve Kastrati dhe Basha

Përplasje dhe akuza të ashpra janë zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Në interpelancën ndaj ministrit Murati në Kuvend, deputeti i PDK-së, adresoi akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Por në një moment të fjalimit të tij ndërhyri dikush nga deputetët e LVV-së, të cilit deputeti Kastrati vazhdimisht i referohej duke i thënë mos të qeshte por të shikonte korrupsionin nën qeverinë e tyre.


“Korrupsioni, çka është Martin Berishaj a më tregon t’i mua, pasi fole për korrupsion. Çka po qesh, çka është 150 milionëshi i KEK-ut, çka është kjo që ia ka dhënë 100 mijë euro organizatës që ka themelu vet, pse po kesh ashtu”, tha ai.

Për t’iu kundërpërgjigjur atij, deputeti i mazhorancës, Dimal Basha, e akuzoi se e ka stratin si plagjiator.

“Sapo e patë deputeti Kastrati ka dal me ia qa hallin mësuesve. Fatkeqësia është se vet tipi është plagjiator. Paramendo dikush me fol për hajni, por në akademi s’mundem me i thënë hajn, por është një fjalë pak më e sofistikuar i thonë plagjiator. Do të thotë kur vjen në shkronja, paramendo çka bënë ai me ia lënë kuletën atij. Në shkronja vjedh tipi dhe i shet si të vetat”, tha ai.

Lexo edhe

Video