Vështirësohen punët për United, rivali i Premier Ligës i bashkohet garës për De Jong

Vështirësohen punët për United, rivali i Premier Ligës i bashkohet garës për De Jong

Frenkie de Jong thuhet se ka më shumë gjasa të bashkohet me Manchester Cityn, në vend të rivalit lokal Manchester United, nëse largohet nga Barcelona këtë verë.

Sipas një raporti të gazetës katalanase “Catalunya Radio”, City mund të udhëheqë garën për të nënshkruar me De Jong nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori holandez është gjithashtu një objektiv i rivalëve vendas, Manchester United, por dëshira e Bernardo Silvës për t’iu bashkuar Barcelonës e ka lënë kampionin e Premier Ligës si kryesues në garën për shërbimet e De Jong.


De Jong ka bërë 140 paraqitje për Barcelonën deri më tani, duke qenë ndër futbollistët më të dalluar, por pavarësisht kësaj, paga e tij po rezulton të jetë problem për “Blaugranët”.

Spekulimet e fundit kanë pohuar se de Jong po e konsideron idenë për t’u bashkuar me Manchester United, pavarësisht se fillimisht hezitoi të transferohej në “Old Trafford”.

Por, United do t’i duhet të shmangë konkurrencën e ashpër nga fqinji i tyre, City, për të marrë mesfushorin e Barcelonës, megjithëse kjo mund të jetë e vështirë, pasi që City thuhet se po e kryeson garën për shërbimet e yllit holandez.

Lexo edhe

Video