Veseli viziton xhaminë e djegur në Drenas, thotë se monumentet duhet të ruhen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar sot xhaminë e  djegur ditë më parë në Vërboc të Drenasit, prej nga bëri thirrje që të ruhen monumentet historike.

Veseli, i shoqëruar nga kryetari i kësaj komunë Ramiz Lladrovci, tha se shumë ndërmarrës janë lajmëruar për renovimin e kësaj xhamie që konsiderohet si objekti i dytë më i vjetër në këtë komunë.


Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, tha se djegia e xhamisë është akt kriminal dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

Ndërsa, kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas Valon Bequku, tha se kjo xhami është prej objekteve fetare më të vjetra në Drenicë, derisa ka thënë se e njëjta është përdorur edhe nga ushtarët gjatë luftës.

Lexo edhe

Video

error: