Veseli nga Lidhja e Prizrenit: Një histori që harrohet gjithmonë riciklohet

Në 142 vjetorin e  formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.

Në këmbë e duke takuar prizrenas të shumtë më pas Veseli vazhdoi në ndërtesën  e muzeut të ish-burgut komunist në Prizren.

Ku aty pa nga afër qelitë ku kanë qëndruar ish të burgosurit shqiptar.

Nga aty kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se mbi 500 shqiptarë në këtë burg janë shkatërruar nga shteti jugosllav.


“E vëreni 500 shqiptarë janë shkatërruar ata dhe familjet e tyre nga UDB-a dhe shteti jugosllav. Një histori që harrohet gjithmonë riciklohet kjo është ajo çka është vlera e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës para 21 viteve më parë askush as nuk bënë të cenojë dhe as ta mohojë e ka mbyllur këtë epokë. Shqiptarët mund të flasin çka të duan dhe të bëjnë çka të duan brenda kornizave ligjore janë të lirë nuk ka më pushtues, nuk ka më robërues”, tha ai.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Samir Hoxha e njoftoi me projektin për restaurimin e hapësirave  të  ish burgut në qytetit historik të  Prizrenit.

Më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të  Prizrenit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në  historinë e popullit shqiptar njihet si  tubimi më  i rëndësishëm kombëtar shqiptar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.