Veseli: Kush do që ka pikëpyetje për UÇK-në të përballet me mua

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot në 21-vjetorin e rënies së Komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, ka bërë homazhe në Vërbovc, Shtuticë dhe Marinë të Drenicës.

Nga aty Veseli deklaroi se Serbia do të paguajë për gjenocidin që ka kryer në popullin e Kosovës, derisa ju bëri thirrje të gjithë atyre që kanë pikëpyetje për UÇK-në, të përballen me të.

“Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lirisë. Kjo është historia jonë, kjo është dhembja jonë, kjo është krenaria jonë, askush nuk ka me mujt me ndrru as me lëviz nga kjo e cila është e vërteta. Serbia do të paguaj për gjenocidin serb, të cilin e ka kryer mbi njerëzit tanë të pa fajshëm. Jemi krenar me luftën tonë, e kemi shporr Serbinë, çdo luftëtar i UÇK-së është krenar. Ndërsa ata që kanë pikëpyetje ndaj neve që kemi luftuar qe ku jemi, ku te dojnë, si të dojnë, këtu jemi”, deklaroi Veseli.

Për ta nderuar veprën dhe sakrificën e Ilaz Kodrës, kishte dalur edhe  kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, i cili tha se duke nderuar Komandant Kodrën, nderojmë historinë tonë.

“Sot ishim me bë nderime, në ditën e rënies së heroit Ilaz Kodra, duke nderuar komandantin Ilaz Kodra, nderojmë të gjithë dëshmorët, vetveten, historinë tonë. Ky është një vend i shenjtë ku prehën 147 dëshmorë jo vetëm të komunës tonë për edhe të komunave tjera”, thotë Jashari.

Ndërsa kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sakrifica e dëshmorëve është krenaria e vendit.


“Sot siç e patë ishim me ish kryetarin e parlamentit, kryetarin e Skenderaj për ta kujtuar komandantin e brigadëa 114 mikun tonë, Ilaz Kodra, 40 dëshmorë dhe 287 martirë, të cilët janë vrarë në Vërboc, Shtuticë, Polac dhe vende të tjera në komunën tonë. Siç e tha edhe kryetari kush do ka diçka me neve këtu jemi”, thotë Lladrovci.

Në prill të vitit 1999, forcat serbe të goditura nga bombardimet e NATO-s, i’u vërsulen popullatës civile duke pushkatuar e masakruar pleq, të rijnë e fëmijë.

Ilaz Kodra ishte nisur për në fshatin Verboc, në mënyrë që t’i dalë ndihmë popullatës civile, pasi kishte marrë lajmin për rrethimin që i ishte bërë fshatit Verboc e Shtuticë.

Ilaz Kodra, komandant i brigadës 114, aty ishte përballur në luftë të drejtpërdrejtë me forcat serbe ku ra heroikisht më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Vërboc. Ai la pas vetës bashkëshorten dhe dy vajza./ Q.Rexhaj.

Lexo edhe

Video

error: